Ismajli: Nga viti 2018 fillon ndërtimi i Kolektorit të ujërave të zeza

Kosova

Ismajli: Nga viti 2018 fillon ndërtimi i Kolektorit të ujërave të zeza

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 21:09
Naim Ismajli

Kryetari i Shtimes dhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga PDK, Naim Ismajli ka njoftuar se sot në Vjenë të Austrisë ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Kolektorit të ujërave të zeza, projekt i financuar e buxhetit nga qeveria dhe Banka Austriake.

Postimi i Ismajlit në Facebook:

Disa orë më parë, nënshkrova Marrëveshjen për projektin e ndërtimit të Kolektorit të ujërave të zeza me përfaqësuesit e kompanisë Konsulente dhe Inxhinierike nga Austria "OSTAP".

Marrëveshja siguron aprovimin e buxhetit nga qeveria dhe Banka Austriake, dhe pas kësaj nga Ministri i financave të Republikës së Kosovës do të fillojë implementimi i këtij projekti në pranverën e vitit 2018.

Është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe një prej projekteve më kapitale.

Urime për të gjithë qytetarët e Shtimes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat