Bazaj del hapur kundër LLadrovcit, tregon kandidatin që do ta votojë

Kosova

Bazaj del hapur kundër LLadrovcit, tregon kandidatin që do ta votojë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 22:19
Naim Bazaj

Kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në tubimet zgjedhore të kandidatit të Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlajt.

Sipas tij, kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj është më i ndershëm dhe më i pranueshëm për kryetar të Drenasit.

“Kanë qenë në fshatin tim në një tubim zgjedhor dhe unë kam marrë pjesë. Unë e mbështes kandidatin e Nismës, pasi është më i sinqertë e më i drejtë. Është e vërtetë se ai është më i pranueshëm si kryetar për krejt qytetarët e Drenasit, sepse është njeri më i kulturuar”, tha Bazaj.

Për Lladrovcin thotë se s’do ta mbështes askush, pasi ai përdor metoda shantazhuese e arrogante.

Ndryshe, ai ka thënë se në Drenas do të ketë balotazh në zgjedhjet e 22 qershorit, dhe se PDK nuk do të jetë partia e parë në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat