Në vendlindjen e heroit kombëtar Afrim Zhitia, në fshatin Llugë të Besianës, nesër mbahet tubim madhështor i LVV

Kosova

Në vendlindjen e heroit kombëtar Afrim Zhitia, në fshatin Llugë të Besianës, nesër mbahet tubim madhështor i LVV

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 12:58
Vetëvendosje

Për nesër (e shtunë, më 14 tetor 2017) është paralajmëruar të organizohet një tubim gjithëpopullor i Lëvizjes Vetëvendosje, që do të mbahet në Shkollën Fillore të fshatit Llugë të Besianës, që mban emrin e heroit kombëtar Ilir Konushevci.

Përveç shumë qytetarëve dhe aktivistëve, në tubim do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë deputetja Albulena Haxhiu, deputeti Frashër Krasniqi, pastaj kandidati i LVV-së për Kryetar të Komunës së Besianës, Ajet Potera, si dhe veprimtari Bajram Ajeti. Po ashtu para qytetarëve të shumtë që pritet të marrin pjesë, do të flasë edhe kandidati për asambleist në Asamblenë Komunale të Besianës, veprimtari Naim Zhitia, përndryshe vëlla i heroit kombëtar Afrim Zhitia.

Tubimi fillon në orën 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat