LDK në Lipjan: Shpifja e radhës nga PDK

Kosova

LDK në Lipjan: Shpifja e radhës nga PDK

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 17:32
LDK

Dega e LDK-së në Lipjan, ka reaguar ndaj akuzës së PDK-së, duke e quajtur shpifje të radhës deklaratën e PDK-së, e cila ka njoftuar se kandidati i PDK-së Ismet Hajrullahu është kërcënuar me vrasje nga truproja e Imri Ahmetit.

Komunikata e LDK-së:

Shpifja e radhës nga PDK

Në munges të vizionit dhe duke parë humbjen e sigurt elementet destruktive brenda PDK-së të vetmën mundësi e kanë shpifjen, trillimin dhe krijimin e insuniatave edhe qesharake. Deklarata e sotme nga PDK është totalisht shpifje. Ne thërrasim të gjithë oponentët politikë të mos e kontaminojnë klimën e garës zgjedhore por të përcjellim mesazhin e një gare civilizuese me vlera të larta demokratike. Qëllimi i kësaj shpifje të radhës është për të provuar nxitjen e militantizmit brenda strukturave të vet PDK e cila siq duket nuk mund të duroj as vet nje shpifës e parashutist që nuk njef as fshatin e lindjës e aq ma pak lokalitetet tjera në teritorin e komunës tonë. Ne nuk mund të marrim përgjegjësin e dezorientimit në oborrin tuaj. Qytetaret e Lipjanit kanë nevojë për garë zgjedhore fer me alternativa për qeverisje efektive jo për fyrje jo për shpifje të llojeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat