Paraqitja e 28 Zotimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për Fushë-Kosovën nga Avni Zogiani

Kosova

Paraqitja e 28 Zotimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për Fushë-Kosovën nga Avni Zogiani

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 20:21
Avni Zogiani

Fushë-Kosova numëron probleme të shumta, teksa në krye të saj ndër vite qëndron një qeverisje e papërgjegjshme e klienteliste. Problemet elementare të trashëguara nga viti në vit sikurse mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, nuk gjetën zgjidhje asnjëherë sepse pushteti nuk u interesua për këtë kurrë.

Qytetarët e Fushë-Kosovës trajtohen në mënyrë të pabarabartë në shërbimet që Komuna ka obligim t’i ofrojë. Varfëria e mjerimi kanë shëruar rritje në vazhdimësi, derisa është rritur edhe pasuria e pushtetarëve. Arsimi e shëndetësia janë degraduar, kurse mjedisi është ndotur çdo herë e më shumë dhe po shkatërrohet vazhdimisht.

Problemet e Fushë-Kosovës janë urgjente. Prandaj, duan zgjidhje të shpejtë. Ajo është e mundut vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin e saj për kryetar, Avni Zogianin. Zgjidhja e këtyre problemeve jepet në 28 zotimet tona, që kanë dalë si rezultat i një pune të madhe në terren dhe bashkëpunimit të ngushtë me profesionistë të fushave të ndryshme.

Avni Zogiani  paraqiti këto 28 zotimet të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Fushë Kosovën. Planifikimi për regjistrimin e banorëve; furnizimi pandërprerë me ujë; transporti publik për fshatrat; paralele të nivelit parashkollor në secilin fshat; kritere strikte në ndërtim; kthimi ose dhënia në shfrytëzim e tokave të ekspropriuara nga KEK; riorganizimi i administrates; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari I ardhshëm I Fushë-Kosovës.

28 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Komunën e Fushë – Kosovës

Planifikim për regjistrimin e banorëve të Fushë-Kosovës – kërkesa për rritjen e granteve nga niveli qendror qeverisës.
Plani i masave dhe investimeve për furnizimin e pandërprerë me ujë -zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit të ndërtuar me gypa azbesti dhe trajtimi i kanalizimit të ujërave të zeza – pusetat në fshat – ndarja e ujërave në qytet.
Trajtimi i mbeturinave me një projekt të veçantë.
Themelimi i Ndërmarrjes banesore si dhe shtrirja e rrjetit të ndriçimit në çdo rrugë në të gjitha vendbanimet.
Organizimi i transportit publik për fshatrat dhe vendosja e standardeve në orare e itinerare.
Trajtimi i çdo problemi të paraqitur nga banorët për hapësirat publike - krijimi i aplikacionit për raportimet në çdo kohë.
Ulja e numrit të nxënësve në klasa – ndërtimi i dy shkollave të reja në qytet, një shkollë në lagjen Dardania dhe hapja e tri çerdheve të reja.
Shujtat për secilin nxënës – një pilot projekt në fshat: lidhja e kuzhinave familjare me shkollën. Vizita të përgjithshme mjekësore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore.
Hapja e paraleleve të nivelit parashkollor në secilin fshat dhe në secilën lagje në qytet.
Trajtimi i kualitetit të ulët të edukimit – ri-kualifikimi i stafit mësimdhënës, mbështetja e tyre me trajnime dhe me tekste shkencore.
Dixhitalizimi i shkollave, krijimi i laboratorëve shkencorë dhe me kompjuterë në secilën shkollë. Hapja e një qendre për arsimin teknologjik nga kompanitë teknologjike – IT HUB.
Ndihma e vazhdueshme në shkollim për të rinjtë dhe përkrahja e vazhdueshme e çerdhes për familjet e  komunitetit rom, ashkali e egjiptas, planifikimi i një shkolle profesionale me disa drejtime.

13. Vendosja e standardeve dhe kritereve strikte në ndërtim si dhe rishikimi i planit rregullativ urban.
Krijimi i një rripi me drunj që do të rezultonte me një park dhe mbrojtjen e qytetit nga ndotja e KEK-ut.
Riorientimi i trafikut me rrugë njëkahore në lagjet e urbamizuara dhe ridizajnimi i parkingjeve me qëllim të lirimit të trotuareve për gjelbërim, këmbësorë dhe biçiklistë.
Ndërtimi i një rruge që kalon përbri hekurudhës në afërsi të Bardhit të Vogël që lidh fshatrat përreth me autostradën.
Shtrimi nëntokësor i rrjetit të kabllove optike dhe kabllove tjera kudo që hapet rruga apo kanalizimi.
Hapja e ambulancave në fshatra, dhe riorganizim i personelit mjekësor - ndarja e mjekësisë në emergjente dhe familjare. Blerja e së paku dy auto-ambulancave moderne.
Sigurimi i pajisjeve e mjeteve të tjera të domosdoshme për punë në ambulance dhe hapja e një barnatore që punon 24 orë. Ngritja e sistemit të kontrollit dhe raportimit për menaxhimin më të mirë të barërave të listës esenciale.
Ndërtimi i një tregu ku prodhuesit vendor në bujqësi e blegtori shesin produktet e tyre.
Kthimi ose dhënia në shfrytëzim e tokave të ekspropriuara nga KEK, sidomos në fshatra.
Shkurtimi i shpenzimeve te panevojshme të administratës: 10 % të buxhetit të kursyera investohen në arsim e shëndetësi.
Identifikimi i pronave dhe pasurisë së komunës nëpërmjet një inventarizimi.
Insistimi në obligimet e korporatave për investim në ambient – Konventa e Arhusit.
Trajtimi i ndotjes së lumenjve, fillimisht me puseta për kanalizim – sistemi i kontenjerëve për riciklim.
Ri-funksionalizimi i Shtëpisë së Kulturës – rithemelimi i Teatrit “Qëndresa”-  Krijimi i një biblioteke dhe kinemaje moderne në kuadër të Shtëpisë së Kulturës -  Riaktivizimi i klubeve sportive.
Dy nënkalime për këmbësorë – një tek shkolla “Mihal Grameno” dhe një tek rrethi.
Riorganizimi i administratës - Vendosja e një kodi etik në administratë dhe transparencë radikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat