Lladrovci pi kafe me Cimën dhe tallet me kundërkandidatët

Kosova

Lladrovci pi kafe me Cimën dhe tallet me kundërkandidatët

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 16:54
Ramiz Lladrovci dhe Cima

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar fotografi me humoristin, Rasim Thaçi – Cima, me të cilin njofton se ka pirë kafen e mëngjesit.

Lladrovci, me këtë rast, ka shfrytëzuar rastin që të thumbojë kundërkandidatët në garën e 22 tetorit, duke thënë se ata e kanë tepruar me humor me pretendimet për t’u bërë kryetarë të Drenasit.

“Për kafe të mëngjesit, në Drenas, me Rasim Thaçin-Cimën. Faleminderit o Cimë. Disa pretendent këtu, janë aq serioz për me u ba kinse kryetar sa e kanë teprue edhe me humor!”, ka shkruar Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat