LDK mban tubim elektoral në Strellc i Ulët Deçan

Kosova

LDK mban tubim elektoral në Strellc i Ulët Deçan

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 11:07
LDK

Uragani i fitores nuk ka të ndalur, sonte vazhdoj në Strellc të Ulët, programi qeverisës i LDK-së për komunën e Deçanit, u shpalos nga kandidati për Kryetar të Komunës së Deçanit z. Mal Lokaj, është ky program mjaftë shpresë dhënës për të ardhmen e qytetarëve të këtij fshati dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit.  

Zgjedhjet Lokale të 22 Tetorit, janë një moment i duhur për ne të gjithë, që me votën tone të lirë, t’i japim mundësinë alternativës më të mirë qeverisëse të cilën e ofron LDK-ja, si një subjekt politik tradicional me program e vizion të qartë për qeverisjen e Komunës së Deçanit. 

Ne besojmë fuqishëm se 22 Tetori do të jetë dita , kur qytetarët e Deçanit do t’i japin fund kësaj logjike të mbrapshtë qeverisëse, e cila degradoi dhe vuri në lojë jetën e qytetarëve tone. Qytetarët e Deçanit e meritojnë një jetë më të mire dhe më të dinjitetshme. 

Image

Bashkëfshatarët e mi duhet të jenë pjesëmarrës në vendime dhe faktorë i rëndësishëm në të gjitha zhvillimet pozitive e assesi si mjet përdorimi për të realizuar qëllime personale a grupore të cilitdo, që veten e konsideron si “mbretin” e këtij vendi. Deshi dikush apo jo, kësaj logjike të ushtrimit të pushtetit një ditë do t’i vije fundi. Sa më pare, aq më mire! LDK-ja gjatë qeverisjes së saj katërvjeçare, i garanton qytetarët, pa dallim, se ata do të jenë të barabartë në të drejtat, obligimet, përgjegjësitë dhe në kërkesat e tyre, që lidhen me mirëqenien e tyre për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. 

Për të realizuar programin tone qeverisës, ne si kandidat për Kryetar komune, kemi ofruar alternativën më të mirë. Mal Lokaj, përveç që është një inxhinier me përvojë, ai është një personalitet me kredibilitet familjarë dhe personal, i matur e i dinjitetshëm, njeri që përfaqëson frymën dhe vizionin tipik Rugovian, një intelektual me karrierë të pastër të veprimtarisë dhe kontributit në proceset politike të shtetndërtimit. Mandatin e të parit të Deçanit e merr me duar të pastra dhe si të tillë do ta përfundojë. 

Image

Ne poashtu kemi ofruar edhe një Listë të kandidatëve për këshilltarë të Asamblesë Komunale, e cila është mjaft përfaqësuese, në të cilën dominon gjenerata e re, apo Brezi i Republikës, të cilët me kapacitetet e tyre do të jenë të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat. Në mesin e kësaj liste me numër 13 është kandidati i nëndegës tonë, magjistri i ekonomisë z. Visar Balaj. Ne besojmë në fuqinë dhe në gatishmërinë tuaj për të bërë kthesën historike. Ne ju falënderojmë paraprakisht për besimin që do të na jepni me votën tuaj më 22 Tetor dhe pavarësisht se cila do të jetë hapësira që do të na jepni, ne do t’u shërbejmë juve me nderë, respekt dhe besnikëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat