Dita e 26-të e fushatës zgjedhore

Kosova

Dita e 26-të e fushatës zgjedhore

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 07:27
Ilustrim

Subjektet politike po vazhdojnë fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Fushata do të zgjasë një muaj dhe janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Në Ditën e zgjedhjeve, në 2 mijë e 505 vendvotime në të gjithë Republikën e Kosovës do të angazhohen rreth 18 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, si dhe rreth 2 mijë anëtarë rezervë.

Po ua sjellim edhe agjendën e aktiviteteve për të cilat është njoftuar deri tash.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, viziton Ndërmarrje Publike “Hortikultura”. (Dardani te Parku i Ri, ora 9:30)

 Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli organizon konferencë për media në lidhje me statistikat e Viber. (Selia e AKR-së, ora 11:00)

Kandidati  për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi shpalosë programin qeverisës për Shërbimet Publike. (Parku i qytetit, ora 12:00)

Kandidati i Aleancës Kosova e Re, Selim Pacolli merr pjesë në debatin me kundërkandidatët organizuar nga KDI. (Hotel Sirius, 13:00)

Mbahet tubimi i degëve të PDK-së në Prishtinë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 13:30)

 Kryetari i PDK-së Kadri Veseli  merr pjesë në tubimin elektoral në Vushtrri. (Salla e Sporteve, ora 17:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi mban tubim me qytetarë. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 17:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim në Kodrën e Trimave. (Shkolla Fillore “Zenel Hajdini”, ora 17:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi takohet me struktura të Forumit të Gruas së LDK-së në Prishtinë. (Hotel ‘Sirius’ ora 18:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban tubim me Klubin e Sportistëve, ku prezent do të jetë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Hotel Sirius, ora 18:00) 

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli  merr pjesë në tubimin elektoral në Rahovec. ( hoteli ‘Park Plaza’, ora 19:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi  takohet me banorët e fshatit Shkabaj. (Shkolla fillore e fshatit, ora 19:30)

Hapet JAVA E NO RECESS (THE WEEK OF NO RECESS), festival një-javor i muzikës alternative. ( Hamam Bar Prishtina, ora 21:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat