Arrestohet i mituri që kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Kosova

Arrestohet i mituri që kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 08:41
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës është arrestuar një i mitur që ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

I dyshuari është kthyer në qendër korrektuese.

“Njësia policore ka arritur të arrestoj një mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, i cili ishte arratisur nga qendra korrektuese. Me urdhër të prokurorit i arratisuri  është rikthyer  në Qendrën Korrektuese në Lipjan”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat