Vehapi shpalos prioritetet për Rahovecin

Kosova

Vehapi shpalos prioritetet për Rahovecin

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 14:14
Idriz Vehaii

Kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit, Idriz Vehabi në “Debat përnime”, ka shpalosur prioritet e tij për komunën.

Ai ka premtuar zhvillim  ekonomik bazuar në siç ka thënë  resurset që ka Rahoveci, po ashtu ka premtuar zhvillim e bujqësisë në bashkëpunim me ministrin e bujqësisë,.

Vehapi ka shtuar se në Rahovec ka edhe fusha të tjera ku do të punohet.

“Është industria e masave plastike, pastaj industria e teknologjisë së ftohjes”, ka thënë Vehabi. Ai gjithashtu është zotuar se do të punohet edhe në arsim në kulturë dhe ka premtuar të investohet në shëndetësi. “Por gjithsesi prioritet i veçantë është përfundimi i infrastrukturës ajo çka është më emergjente, rrugët, rrugicat të gjitha lagjet të qytetit dhe fshatrave. Po ashtu të përfundojmë edhe projektet për ujin e pijes.”, ka  premtuar Vehabi.

Sa i përket arsimit, Idriz Vehabi ka thënë se Komuna ka nevojë për ndërtimin e shkollave, të cilat duhet të pasurohen me laboratorë.

Ndërkaq në  shëndetësi është zotuar për realizmin e projektit të dializës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat