Holanda përkrah Kosovën në proceset integruese

Kosova

Holanda përkrah Kosovën në proceset integruese

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:55
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me ç’rast ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit holandez për proceset integruese për Kosovën.

Haradinaj e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e Qeverisë, për sundimin e ligjit, agjendën e reformave evropiane, mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës dhe krijimin e lehtësirave për investime të huaja në vend.

Ndërsa, ambasadorja Willems theksoi angazhimin e mëtejme të Holandës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Ajo po ashtu vlerësoi dinamikën e re qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke shprehur përkrahjen e Holandës për Kosovën në proceset integruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat