Molliqaj: S`ka vota për AAK-në, Deçani do të shkojë në balotazh

Kosova

Molliqaj: S`ka vota për AAK-në, Deçani do të shkojë në balotazh

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:56
Dardan Molliqaj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se s`do të ketë vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan dhe se ky qytet do të shkojë në balotazh në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Këto komente ai i bëri gjatë një tubimi të Vetëvendosjes në këtë qytet.

Ai njëherit ka thënë se kreu i AAK-së, njëherësh kryeministri, Ramush Haradinaj po iu shkon njerëzve shtëpi për shtëpi për t`iu ofruar punë.

Për kryetar të kësaj komune, Vetëvendosje garon me Zekë Sinanajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat