Përurohet objekti i ri i shkollës “17 Shkurti” në Banjë të Malishevës

Kosova

Përurohet objekti i ri i shkollës “17 Shkurti” në Banjë të Malishevës

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 15:59
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj kanë përuruar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “17 Shkurti” dhe Sallën e Sporteve, në fshatin Banjë të Malishevës.

Ministri Bytyqi tha se përurimi i shkollës së re kontribuon në ofrimin e hapësirave moderne të zhvillimit të procesit mësimor.

“Nuk mund të ketë asnjë fushë tjetër të zhvilluar, nëse arsimin nuk e kemi në nivelin e duhur”, tha Bytyqi.

Ndryshe, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “17 Shkurti” në Banjë ka mbi 300 nxënës. Ndërsa objekti i shkollës tash ka 10 dhoma mësimi , kabinete dhe hapësira  tjera si dhe Sallën e Edukatës Fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat