Jakupi i LDK-së: Kaçaniku zhvillohet përmes bujqësisë dhe investitorëve të huaj

Kosova

Jakupi i LDK-së: Kaçaniku zhvillohet përmes bujqësisë dhe investitorëve të huaj

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 18:21
Kandidati i LDK-së për kryetar të Kaçanikut, Shkëlqim Jakupi

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kaçanikut, Shkëlqim Jakupi ka thënë se ka ardhur koha që pushteti të ndërrohet në këtë komunë.

“Komuna jonë është ndër komunat më të varfra në Kosovë”, ka thënë ai.

Por sipas tij, që kjo komunë të zhvillohet ekonomikisht, duhet krijuar klimë të favorshme për investitorët e huaj si dhe të zhvillohet bujqësia.

“Zhvillimi ekonomik lokal lidhet me sektorin e bujqësisë. Në Kaçanik zhvillimi i bujqësisë do të ndikojë në rritjen e punësimit. Prioritet iu kemi dhënë serrave dhe pemëtarisë”, është shprehur Jakupi në Info Lokale.

“Ofrimi i lirimit nga taksat komunale është parakushti themelor për tërheqjen e investimeve”, ka shtuar ai më tej.

Më pas Jakupi ka përmendur disa prej fushave të cilat, thekson se nuk janë në gjende të mirë, e që duhet të përmirësohen.

“Në komunë  e Kaçanikut ekziston një staf mjekësor më mirësjellje mjaftë të mirë por mungojnë kushtet esenciale”.

Jakupi ka thënë se na Kaçanik nuk ka një elektrokardiogram (EKG) dhe mungojnë shërbimet për bërjen e analizave themelore të gjakut.

“Ka raste kur ka edhe aparate por që stafi nuk është i kualifikuar për t’i përdorur ato. Ne do ta ndryshojmë gjendjen duke i dhënë prioritet kësaj, nuk do të fusim militantët partiakë me kontratë mbi vepër. Ne do të funksionalizojmë EKG-në që nuk funksionon për 500 euro”.

“Sektori më shqetësues, në komunën tonë është sektori i arsimit. Kemi cilësinë më të ulët në histori të arsimit. Nuk ka qenë kaq keq as kur arsimi është bërë nëpër shpija. Ka shkolla ku 100% nuk arrijnë të kalojnë testin e arritshmërisë”.

“Elementi kryesor për rritjen e cilësisë është depolitizimi i arsimit. Kemi kushte të vështira është në bibliotekë dhe për pesë vjet nuk janë blerë libra. Aty nxënësit shkojnë me qebe për tu ngrohur pasi mungon ngrohja” është shprehur ai.

Ai ka thënë më tej se do ta dalin fitues të zgjedhjeve të 22 tetorit në Kaçanik.

“Është vlerë e demokracisë ndryshimi i pushteteve. Po bëhen dy dekada me të njëjtën parti në Kaçanik dhe kjo ka bërë që ata të bien në komoditet”.

“Me mua kryetar e shoh Kaçanikun me shumë fabrika, zhvillim ekonomik dhe ngritje të mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat