Shtimja ka zgjedhur numrin 10, kryetar i saj do të jetë Ruzhdi Jashari - Bota Sot
Shtimja ka zgjedhur numrin 10, kryetar i saj do të jetë Ruzhdi Jashari

Kosova

E diel, 19 nëntor 2017

Shtimja ka zgjedhur numrin 10, kryetar i saj do të jetë Ruzhdi Jashari

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:14
Fushata e VV-së

Në Shtime u mbajt tubimi zgjedhor qendror, prej ku Kryetari Visar Ymeri dhe deputetët Albin Kurti e Donika Kadaj, ftuan qytetarët që të bashkohen masivisht rreth Lëvizjes  VETËVENDOSJE! dhe t’i japin mbështetje kandidatit për kryetar, Ruzhdi Jashari, dhe atyre për Kuvendin Komunal të Shtimes.

Folësja e parë gjatë këtij tubimi, deputetja Donika Kadaj, përmendi rastin e sulmit të mbrëmshmëm ndaj deputetit Ismajl Kurteshi dhe kandidatit për kryetar, Ruzhdi Jashari. Sulmuesit i quajti njerëz të errësirës dhe tha se ata vetëm në errësirë ndihen rehat. Por, Kadaj u shpreh e bindur se drita e cila do ta çajë errësirën është Lëvizja VETËVENDOSJE!, kurse qytetarëve të Shtimes iu kërkoi mbështetje të fuqishme për kandidatin Ruzhdi Jashari, për të cilin tha se do ta sjellë dritën në Shtime.

Tutje, deputeti tjetër Albin Kurti, tha se komuna e Shtimes është e vogël, por ka zemër të madhe. Ai tha se Shtimja në luftë ka dhënë shumë dëshmorë e martirë e në paqe shumë intelektualë e punëtorë. Kurti foli edhe për kandidatin Jashari, duke përmendur angazhimin e tij ndër vite, e duke e quajtur njeri të luftës e të paqes.

“Reçaku që aq shumë i dha Kosovës gjatë luftës për liri, në liri dhe në paqe, Komuna as ujë nuk i dha. Kjo qeverisje në ikje,më mirë të mos ekzistonte. Ajo edhe s’do të ekzistojë pas 22 tetorit. Sepse do të fitojë VETËVENDOSJE!, do të fitojë Ruzhdi Jashari, do të fitojë numri 10”, tha Kurti ndër të tjera.

Pas Kurtit, Kryetari Visar Ymeri tha se Shtimja ka popull bujar e trim, por fatkeqësia për të është qeverisja që tash e sa kohë është në krye të saj, e për të cilën tha se e ka penguar zhvillimin e rrjedhimisht e ka rritur papunësinë e varfërinë. Ai tha më tej se Shtimja e ka rreth 50% të territorit tokë bujqësore, por punimi tokës për bujqit nuk është i leverdisshëm sepse iu mungon përkrahja.

“Për VETËVENDOSJE!-n hapësira e Komunës është vendi ku nis politika, për partitë e tjera hapësira e Komunës është mudësia për të uzurpuar gjithçka përmes politikës, përmes pushtetit”, tha po ashtu Ymeri, ndërsa për kryetarin aktual Naim Ismajli, tha se më nuk do të jetë kryetar i Shtimes.

“Shtimja nuk e meriton një kryetar që e uzurpon pronën publike. Qytetarët e Shtimes nuk e meritojnë kryetar Naim Ismajlin, i cili në vend që me kriju parqe e hapësira publike për të cilat vuan komuna juaj, ai i zapton hapësirat publike dhe bën aleancë me kompanitë ndërtimore për t’i zvogëluar hapësirat publike”, tha Ymeri më tej.

Në fund qytetarëve iu drejtua Ruzhdi Jashari, i cili kujtoi kontributin e kësaj komune dhënë ndër vite për çlirimin  e vendit. Ai tha se Shtimja është vend i njerëzve bujarë e punëtorë dhe vend i kulturës e sportit.

“Kudo q? shkuam, kudo q? ishim, k?do q? takuam, k?do q? pam?, burra e gra, n? fshat e n? qytet, n? shkolla e biznese, tregtarë e studentë, invalidë e vetaranë; na rr?fyen p?r zhg?njimin, ngulfatjen dhe mashtrimin e madh të këtij pushteti n? ikje, nepotist e keqp?rdorues i taksave tona, i parasë publike. Ky pushtet ishte, dhe do t? mbetet n? kujtes?n ton? si shembulli m? i keq i nj? pushteti mashtrues, ngulfat?s dhe i padrejtë”, tha Jashari në këtë tubim.

Por, Ruzhdi Jashari shprehu bindjen se kjo do të marrë fund me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s, me të cilën qytetarët do të trajtohen si të barabartë. Ai tha se Komuna do të jetë hapësirë për të gjithë dhe do të jetë solidare.

“Së bashku, ne do ta ndryshojm? veten ton?, do ta b?jm? arsimin m? cilësor, sh?ndet?sinë m? t? mir? dhe m? t? lir? p?r qytetarin. Sporti, kultura e ç?shtjet sociale do jenë dyfish m? t? subvencionuara. Ambienti m? i past?r e me siperfaqe t? gjelbruara, dhe ujë t? pishëm 24 or? p?r t? gjith?. Lumenj? do të pastrohen nga fekalet dhe ndotja për t’i thyer bukurinë e tyre natyrore. Bujq?sia do t? marrë një trajtim të veçantë dhe me subvencione t? shpërndara drejt sipas nevojës. Do t? hapim alternativa p?r investime t? huaja direkte. Me kujdes t? vaçantë do t? trajtohet Kompleksi n? Reçak dhe vlerat tona t? trashëgimis?. Para ligjit do t? jemi t? gjith? t? barabartë”, ishin disa nga 20 zotimet e VETËVENDOSJE!-s për Shtimen të prezantuara nga ai.

Në fund, Ruzhdi Jashari prezantoi listën me kandidatët për Kuvendin Komunal të Shtimes, të cilën e quajti listë profesionistësh dhe me njerëz të ndershëm.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test