Ahmeti: Ne do të ndërtojmë shtatoren e Adem Jasharit

Kosova

Ahmeti: Ne do të ndërtojmë shtatoren e Adem Jasharit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 18:58
Pamje nga tubimi i LDK-se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke folur në një tubim zgjedhor në Lipjan, është shprehur i bindur se Imri Ahmeti nuk ka konkurrencë në Lipjan dhe për këtë kundërkandidatëve u duhet që të marrin mësim nga Ahmeti se si qeveriset drejt e mirë.

Mustafa:  Ahmeti t’i mësojë të tjetër si qeveriset

“Lipjani është shembulli më i mirë i diferencës mes qeverisjes së keqe të kriminalizuar dhe qeverisjes së mirë për qytetarë dhe me qytetarët të kryetarit të komunës Imri Ahmeti. Prandaj unë me bindje të plotë sot  themi këtu se jo vetëm ju simpatizantë dhe mbështetës të LDK-së, jo vetëm anëtarët e LDK-së , por gjithë qytetarët e Lipjanit e kanë të qartë se kush është fituesi në këto zgjedhje. Pa dyshim se ky është kryetari ynë Imri Ahmeti i cili nuk ka konkurrencë. Me sa po duket Imri, të tjerët mund të shkojnë dhe  të pushojnë edhe një- dy mandate , të mësojnë nga LDK-ja se si duhet të qeveriset mirë dhe drejt , si qeveriset për qytetarët se si duhet të kujdeset për paranë publike , se si duhet të kontaktojnë me komunitetin , me familjen”, tha Mustafa.

Mustafa,  u tha qytetareve se duhet ta mbështesin atë që ka punuar duke iu thënë se kanë pas fat që të kenë një kryetar të mirë siq është Imri Ahmeti.

Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar Imri Ahmeti premtoi se në këtë mandat katër vjeqar do ta ndërtojë shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ahmeti: Ne do të ndërtojmë shtatoren e Adem Jasharit

“Ne ndërtuam rrugë, ndërtuam trotuare, ndriçim publik, ndërtuam infrastrukturë shkollore e shëndetësore , filluam t’i rregullojmë lumenjtë, punuam fusha të hapura e terrene pa e dalluar asnjë fshat e asnjë  lokalitet. Dhe mbi këtë bazë dhe këtë pikëpamje ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm edhe më dinamik për të realizuar investime në çdo lokalitet në çdo fshat në të mirë të qytetarëve në të mirë të mirëqenies së qytetarëve tanë...Lipjani do të duket dhe më bukur me vendosjen e shtatores së komandantit tonë Adem Jashari ”, tha Ahmeti.

Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojnë të bëjë investime edh më të mëdha nëpër fshatra e lokalitete ku sipas Ahmetit qyteti i Lipjanit do të marr pamje më moderne dhe më të mirë me treg modern e fusha e salla sportive , çerdhe  dhe investime tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat