Çfarë thotë kandidati i sulmuar i Vetëvendosjes në Shtime?

Kosova

Çfarë thotë kandidati i sulmuar i Vetëvendosjes në Shtime?

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 21:40
Rushdi Jashari

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes zgjodhën mjete të pazakonshme për të shkuar në tubimin elektoral në Shtime.

Finsik Ismaili e Fitore Pacolli shkuan nga Prishtina me biçikleta. Lideri i partisë, Visar Ymeri tha se këta që po shëtisin Kosovën me biçikleta nuk e kanë fort të lehtë.

Në këtë tubim elektoral u kritikua qeverisja e kaluar dhe e kërkuan votën për ndryshime.

Përveç kërkimit të votës për Rushdi Jasharin, Donika Kadaj Bujupi u mor edhe me sulmin qe të hënën mbrëma iu bë këtij të fundit e deputetit Ismail Kurteshi në shkollën e fshatit Caralevë.

Vet pretendenti për kryetar, Ruzhdi Jashari pas përfundimit te fushatës tregoi edhe për sulmin me vezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat