Haradinaj: Pagat për veteranët muajin tjetër

Kosova

Haradinaj: Pagat për veteranët muajin tjetër

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:52
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Deçan me qytetarë. Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësi, arsim, shëndetësi dhe se Deçani do të jetë model për komunat e tjera.

Haradinaj bëri me dije se rishikimi I buxhetit do të votohet në kuvend javën tjetër dhe se veteranët do t’i marrin pagat muajin e ardhshëm.

Ai ka thënë se buxheti për shëndetësinë nuk është rrezikuar në asnjë formë për mjetet e veteranëve.

Haradinaj: Pagat për veteran muajin tjetër

“Çka parashihet për këtë vit,  për krejt kategoritë i kemi ndarë parat, parlamenti në javën që vjen ka me votua e në fillim të muajt tjetër kanë me i marrë parat, por më kurrë s’kanë me ua vonuar. Pse? Sepse çdo herë ka me përfunduar një vit më përpara dhe kurrë më mos me u bërë temë. Unë e di që jemi vonuar, por i vonuan ata që kanë qenë para nesh dhe nuk i kanë përfunduar punët dhe i kanë lënë kështu. Nuk është e vërtetë, se po e rrezikojmë shëndetësinë se i kemi dërguar parat për veteranë për kategoritë e lirisë. Mos harroni, buxheti i Kosovës i ka të parapara vijat buxhetore në bazë të ligjit”, tha Haradinaj. 

Haradinaj ka ripërsëritur se si kryeministër do t’i dalë zot bjeshkëve të Dukagjinit, e veçmas Çakorrit, në kufi me Malin e Zi.

Haradinaj: Kemi me i dalë zot bjeshkëve tona deri në Çakorr

“Jo pahiri na i ka falë Zoti bjeshkët kaq të mira, grykën e Deçanit, por krejt bjeshkët tona jo vetëm grykën, Grykën e Rugovës, andaj, jo pahiri dikush po i lakmon ato. Por, shyqyr kanë Zot, e kanë popullin e vet, jemi na zotë të tyre, janë tonat deri në Çakorr dhe në Kullë deri nëpër majat të larta”, tha Haradinaj. 

Kryeministri theksoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt dhe se qytetarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Haradinaj tha se subjektet tjera politike e kanë kot të kërkojnë vota në Dukagjin.

Haradinaj: Po iu del kohë me u bë horë

“Te ne në Dukagjin thonë janë bërë gazi i dynjas, dhe po ju del kohë me u bërë horë, por kanë lehë edhe në të kaluarën plot, edhe këta që lehin sot që vijnë edhe në Deçan me leh, me atë të lehur kanë me mbetur”, ka thënë ai.

Kandidati për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se qyteti do të ketë investime për rrugë moderne, rritje të shërbimeve shëndetësore dhe investime në arsim dhe përkushtim për kategoritë e lirisë.  Kujdes i veçantë, sipas tij, do të ketë edhe për bujqësi dhe turizëm.

Ramosaj: Deçani do të shndërrohet në vend atraktiv për tërë rajonin

“Do të ketë investime dhe rritje të shërbimit shëndetësor në gjithë komunën e Deçanit, do të ketë përmirësim kushteve dhe cilësisë në arsim, duke ndërtuar shkolla të reja. Kujdes të veçantë do t’i kushtohet investimeve në bujqësi dhe turizëm, duke krijuar infrastrukturë të domosdoshme për këta dy sektorë të veçantë të komunës tonë. Gjatë këtij mandati do të përfundoi ndërtimi i kanalizimit për ujërat e zeza në tërë territorin e komunës së Deçanit. Po ashtu gjatë këtij mandati do të ndërtohet penda në fshatin Hunaj e cila do t’i jap fund problemit me furnizim me ujë të pijes. Do të këtë investime serioze në turizëm, ku Deçani do të shndërrohet në  një vend atraktiv për tërë rajonin”, tha Ramosaj. 

Ai ka shtuar se Deçani do të ketë epitetin e qytetit ekologjik dhe do të jetë lider në menaxhimin e mbeturinave.

Sipas tij, do të ndahen subvencione dhe grante në lëmin e bujqësisë, e po ashtu do të trajtohet me kujdes çdo kërkesë dhe nevojë e qytetarëve, pasi kjo është përgjegjësi.

Ramosaj tha se ka ardhur koha Deçanit, pasi tani Kosovës po i prin heroi i Dukagjinit, kryeministri Haradinaj. /I. Shabani/

Haradinaj: Deçani do të jetë model për komunat tjera

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Deçan me qytetarë. Kandidati për kryetar Bashkim Ramosaj, tha se oferta ishte dhe është përkushtim për vendin nga kryeministri Ramush Haradinaj.

"Ndryshimi ka filluar për Kosovën dhe i ka ardhur koha Dukagjinit, në këtë rast edhe Deçanit, për zhvillim, investim dhe trajtim të dinjitetshëm për qytetarët. Qyteti do të ketë investime për rrugë moderne, rritje të shërbimeve shëndetësore dhe investime në arsim dhe përkushtim për kategoritë e lirisë. Do të ketë kujdes i veçantë për investime për bujqësi dhe turizëm", tha Ramosaj.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj premtoi se do të dyfishohet buxheti për bujqësi, arsim, shëndetësi dhe se Deçani do të jetë model për komunat e tjera.

"Bjeshkët e Deçanit janë natyrë madhështore dhe janë tonat deri në Çakorr. Parlamenti javën tjetër ka me votuar rishikimin e buxhetit, por pagat kategoritë e luftës kanë me i marrë muajin tjetër. Nuk është e vërtetë se paratë e shëndetësisë i kemi bartë për kategoritë e luftës", tha Haradinaj.

Ai shtoi se auto rrugët në Dukagjin do të përfundojnë brenda dy vjetëve të ardhshme. Kryeministri shtoi se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt dhe se qytetarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat