Veseli: Drenasin do ta kthejmë në qendër të zhvillimit ekonomik

Kosova

Veseli: Drenasin do ta kthejmë në qendër të zhvillimit ekonomik

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:12
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin përmbyllës elektoral në Drenas, tha se Drenasi dhe Drenica do të jetë në ballë të fitores së PDK-së më 22 tetor dhe se askush nuk mund të punojë më shumë se për Drenicën se sa PDK-ja, pasi PDK janë vetë qytetarët e Drenicës.

Ai theksoi se Drenica nuk ndahet, por do të jetë e bashkuar për Kosovën madhështore, për fitoren e PDK-së dhe Ramiz Lladrovcit.

Veseli premtoi përkrahje maksimale për Drenasin dhe Drenicën. Derisa, pagat e veteranëve tha se nuk do të ndalen asnjëherë.

Veseli: Nuk do të ndalen asnjëherë pagat e veteranëve

“Me lidershipin e Ramiz Lladrovcit në Drenas dhe gjithë Drenicën projektet tona nuk do të ndalen. Ne do ta modernizojmë Drenasin në çdo cep të tij, pozitën strategjike të Drenasit si qendër gjeografike do ta kthejmë në qendër të zhvillimit ekonomik. Po punojmë fuqishëm në zhvillimin ekonomik në vendin tonë, po bëjmë reforma që do t’i shërbejnë fuqishëm zhvillimit ekonomik të vendit. Do ta bëjmë Kosovën vendin me tërheqës për të huajt, do t’i ulim taksat, do të përkrahim me subvencione dhe grante dhe me kamatat me të ulëta në regjion për bizneset tona. Në të njëjtën kohë dot ë fuqizojmë ndërmarrësinë që të kemi sa me shumë prodhim, të kemi sa me shumë të rinj dhe të reja të punësuara. Por në të njëjtën kohë do të punojmë që të rrisim cilësinë e jetës, do të mbrojmë fuqishëm të gjitha kategoritë që dhanë shumë për lirinë tonë, nuk do të ndalen asnjëherë pagat e veteranëve të UÇK-së . Do të përkrahim familjarët e dëshmorëve dhe martirëve të pagjeturave ë gjitha familjet që kanë nevojë”, tha Veseli.

Ai premtoi se nga janari i vitit 2018 do të ketë rritje të asistencës sociale për 20 për qind për çdo familje, e cila merr asistencë sociale. Po ashtu, kreu i PDK-së, premtoi se Drenasi do ta ketë edhe stadiumin e qytetit.

Ndërsa, kryetari aktual i Drenasit dhe kandidat edhe për një mandat për kryetar, Ramiz Lladrovci, tha se sot me shumë se kurrë ndjen fitoren, shpresën për të vazhduar ndryshimin, i cili tashmë ka filluar në këtë qytet.

Lladrovci theksoi se Drenasi e Drenica ishin djepi i qëndresës nacionale, duke kujtuar Hasan Prishtinën, rezistencën e Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, e deri te qëndresa titanike e Adem Jasharit. Sipas tij, PDK është pasardhëse e tyre, e ndërtuar nga këto vlera patriotike, të përkushtuara për atdhe.

Lladrovci tha se kanë me çka të krenohen me komunën e Drenasit, duke krijuar disiplinë në administratë e shkolla, rregull në shëndetësi, cilësi në zbatimin e projekteve, derisa kanë realizuar të gjitha premtimet e dhëna. Ai është zotuar se sukseset do të jenë shumëfish më të larta në mandatin e ardhshëm.

Lladrovci: Drenasi do të jetë qytet i rinisë dhe zhvillimit

“Zotohem se ne së bashku do të kemi gjashtë herë më shumë suksese në mandatin e ardhshëm. Ju më njihni se askush nuk mund të më ndaloj të përmirësoj jetën e qytetarëve, ta përmirësoj çdo aspekt të cilësisë së jetë së qytetarëve. Ju e dini se unë nuk e koriti as veten, as varret e familjes, sepse unë kam një zotim, që nga rinia ime e hershme të jem në shërbim të qytetarëve të mi. Unë po iu shërbej qytetarëve të mi. Drenasi do të bëhet qytet i rinisë, i perspektivës dhe zhvillimit, me përkrahjen tuaj zotëri Kadri Veseli. Në mandatin e ardhshëm për tri vjet do t’i mbyll çështjet e infrastrukturës, do ta ngris edhe me tej cilësinë në arsim, do të përparoj edhe me shumë çështja në shëndetësi, do të ndajmë 200 bursa për studentet tanë, do të ndërtojmë qendrën rinore, rruga me katër korsi tani po fillon, subvencionet në bujqësi do të jenë edhe me të mëdha në histori të Drenasit, jemi duke bërë s tudimin e fizibilitetit për ngrohjen qendrore”, tha Lladrovci.

Në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Drenas, janë prezantuar edhe 33 kandidatët për asamble komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat