Nisin punimet për rregullimin e rreth rrotullimit tek “Rrasat” në Rahovec

Kosova

Nisin punimet për rregullimin e rreth rrotullimit tek “Rrasat” në Rahovec

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 14:37
Pamje nga punimet

Kanë nisur punimet në realizimin e një projekti, i cili është shumë i rëndësishëm dhe që ka të bëjë me rregullimin e rreth rrotullimit tek vendi i quajtur “Rrasat” në qytetin e Rahovecit në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Gjatë realizimit të këtij projekti ka pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike komunale dhe objektet të cilat kanë penguar realizimin e këtij projekt janë prishur dhe ky projekt do të realizohet ashtu siç është planifikuar.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lidhje me realizimin e projektit të rreth rrotullimin, thotë se punimet kanë filluar gjatë këtij muaji, dhe gjatë realizimit të këtij projekti kemi pasur edhe probleme me uzurpim të pronës publike komunale.

Pas evitimit të këtyre problemeve ky projekt i rëndësishëm do të realizohet ashtu siç është planifikuar dhe qytetarëve do t'u lehtësohet lëvizja pasi që ky është edhe qëllimi i rregullimit të rreth rrotullimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat