Sinani: Zgjidhja e problemit në Drenas është AKR-ja

Kosova

Sinani: Zgjidhja e problemit në Drenas është AKR-ja

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 15:24
Petrit Sinani

Kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit, Petrit Sinani në fushatën përmbyllëse të AKR-së në Drenas u zotua se zhvillimi ekonomik dhe të rinjtë do jenë prioriteti i tij.

Sinani tha se ai dhe ekipi i tij do të mundohen të marrin përgjigje  për të gjitha përgjegjësitë që ata do i marrin pas zgjedhjeve.

Ai u shpreh i bindur se do kenë një të ardhme të ndritur fal mbështetjes së jashtëzakonshme që ka nga të rinjtë e Drenasit.

Sinani: Do japim përgjigje për përgjegjësitë që kemi marr

“Përgjegjësitë që ne kemi marrë gjatë kësaj fushate por edhe gjatë katër viteve qeverisje e di që kërkojnë shumë mund dhe kërkojnë sakrificë dhe në të njëjtën kohë ne do të mundohemi që t’i japim përgjigje të gjitha këtyre përgjegjësive  që i kemi marrë .....jam më i bindur se kurrë se ne kemi një të ardhme jashtëzakonisht të ndritur me kategorinë apo me shtresën më vitale siç është rinia e Drenasit dhe këto sfida e beteja ne do t’i fitojmë me të rinjtë dhe të rejat tanë të cilët kanë shprehur gatishmëri që ta përkrahin programin udhëheqës të Aleancës Kosovës së Re”, tha Sinani

Sinani foli edhe për mos prezencën e kryetarit të AKR-së Behgjet  Pacolli në këtë tubim duke thënë se Pacolli  punët e shtetit i ka vënë  para interesave partiake me qëllim të zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Kandidati i AKR-së  tha se programi i tij është zgjidhja e vetme e problemeve të shumta që ka kjo komunë.

Ndërsa, zhvillimin dhe punësimi  e Drenasit i ka vendosur si dy prioritete kryesor për mandatin e tij.

Sinani: Zgjidhja e problemit vjen vetëm me AKR-në

“Zgjidhja e problemit mund ët vije vetëm me Alenacën Kosova e Re, ....Kemi një program kryekëput të zhvillimit dhe të punësimit, kemi një program i cili është për shëndetësinë për arsim për mirëqenie sociale dhe për të gjitha dikasteret dhe të gjitha nivelet e pëgjegjësit komunale që ne do t’i marrim...është programi i vetëm i ndryshimit, dhe ai është programi i AKR-së”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i  Aleancës Kosova e Re, Veseli Makolli tha se AKR për Drenasin ka një program për zhvillimin ekonomik i cili mundëson që të rinjtë të kenë një jetë të dinjitetshme në vend.

Ai tha se vetëm AKR në krye me Behgjet Pacollin hap perspektivë të re për të rinjtë përmes thithjes së investimeve.

Makolli: Kemi program për zhvillim ekonomik

“Ne e kemi një program të  zhvillimit ekonomik i cili mundëson këtyre të rinjve këtu  që perspektivën për një jetë të dinjitetshme ta shohin këtu....23’15”Për me ia hapë perspektivën këtyre të rinjve edhe të gjithë të rinjve të Kosovës duhet që ne të krijojmë vende të reja të punës, vendet e reja të punës krijohen vetëm me thithjen e investimeve e thithjen e investimeve kush mund ta bëjë më mirë se Behgjet Pacolli e AKR-ja”, tha ai.     

Makolli po ashtu tha se Petrit Sinani e ka mbështetjen e  AKR-së për realizimin e të gjitha projekteve që është zotuar se do i zhvillojë në Drenas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat