"Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”

Kosova

"Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë?”

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:16
Konferenca

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D) sot lansoi hulumtimin „Sa janë të pavarura autoritetet rregullative në Kosovë”, me theks të veçantë në sektorin e konkurrencës, hekurudhave, telekomit dhe energjisë.Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i D4D-së tha se ky punim studion nivelin e pavarësisë të katër (4) rregullatorëve: konkurencës, hekurudhave, energjisë dhe telekomit, duke e bazuar atë në tri dimensione – përzgjedhjen e Bordeve, procesin e vendimmarrjes, si dhe pavarësinë institucionale. Gjetjet e hulumtimit tregojnë ndikim politik të vazhdueshëm në autoritetet rregullative. Nenad Shebek, Drejtor i zyrës rajonale të Heinrich Boll Stiftung, tha se rekomandimet e punimit duhet të mirren si bazë për fillimin e reformave që do të mundësonin pavarësinë e rregullatorëve.

Sala Berisha-Shala, anëtare e Komisioni për Zhvillim ekonomik në Kuvendin e Kosovës tha se Kuvendi si mbikqyrës i autoriteteve rregullative ka vërejtur që në vitet e kaluara shumica e rregullatorëve ka pasur mungesë të anëtarëve të bordit. Kjo ka bërë që autoritetet rregullative të jenë jo-funksionale pjesën më të madhe të kohës. Kreshnik Gashi, Kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve elektronike dhe postare - ARKEP tha se pavarësia financiare është parakusht i pavarësimit të rregullatorëve. Prandaj për shkak të pavarësisë financiare ARKEP, konsiderohet rregullatorë i pavarur.

Instituti D4D synon të shtyjë përpara bashkëpunimin me Kuvendin dhe Qeverinë për rekomandimet si në vijim:

-   Legjislatura duhet përzgjedh anëtarët e Bordeve të rregullatorëve në atë mënyrë që asnjë post nuk duhet të mbetët i paplotësuar (vakant) deri në emërimin e anëtarëve të rinj.
-   Legjislatura duhet të krijoj mekanizma të llogaridhënies për sanksionimin e autoriteteve rregullative për performancë të dobët.
- Legjislatura duhet të përcaktojë kriteret e vlerësimit të raporteve të rregullatorëve, duke e zhvilluar sistemin e monitorimit të rekomandimeve në mënyrë që rregullatorët të mbahen më përgjegjës.
-  Qeveria duhet të përmbahet nga shkaktimi i shkurtimeve të buxhetit dhe në vend të kësaj duhet të ketë parasysh prioritetet dhe komentet nga autoritetet rregullative gjatë konsultimeve buxhetore.
-  Qeveria duhet lejojë që autoritetet rregullative të shpenzojnë në investime kapitale me qëllim të zhvillimit të sektorëve të industrisë që ata i rregullojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat