AAK kërkon dalje masive në zgjedhjet e 22 tetorit

Kosova

AAK kërkon dalje masive në zgjedhjet e 22 tetorit

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 14:56
Fushata e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, falënderon qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë kësaj partie dhe kandidatëve të saj në të gjitha komunat e Kosovës.

AAK kërkon nga elektorati edhe në ditën e fundit të fushatës  të tregojnë të njëjtën kulturë politike dhe dinjitoze, si dhe me mbylljen e fushatës të respektojnë Ligjin për zgjedhjet në Kosovë dhe heshtjen zgjedhore. 

Gjithashtu, edhe njëherë ftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, të dielën të dalin sa më masive në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e Aleancës në komunat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat