Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët dhe tregon pse duhet të votohet FJALA me 22 tetor

Kosova

Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi falënderon qytetarët dhe tregon pse duhet të votohet FJALA me 22 tetor

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:40
Gëzim Kelmendi

Të dashur qytetarë,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të FJALËS, të iu falënderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen që na keni ofruar këto ditë të fushatës zgjedhore.
Të dielën me 22 tetor ju do të vendosni për të mirën e juaj.
Ne FJALA iu kemi ofruar nëpër komunat e juaja kandidatët më të mirë për kryetar dhe për asamble komunale.
Ne e kemi dëshmuar se nuk iu mashtrojmë, nuk iu tradhëtojmë, nuk korruptohemi, nuk shitemi, nuk e mohojmë shtetin e Kosovës, nuk e sakrifikojmë rininë e Kosovës, nuk e sulmojmë policinë dhe shtetin e Kosovës, nuk përdorim parimet fetare për fushatë politike ashtu si po bënë të tjerët.
Ne kemi bërë atë që asnjë parti politike nuk ka bërë në Kosovë, ne nuk kemi pranuar të jemi pjesë e pazareve politike që vetëm e vetëm të fitojmë karrikën e deputetit.
Ne e mbajmë fjalën.
Prandaj të nderuar qytetarë, iu ftojmë që me 22 tetor të votoni FJALËN me numër 46 dhe kandidatët e FJALËS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat