Zhbllokohet procesi i votimit në Deçan

Kosova

Zhbllokohet procesi i votimit në Deçan

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:23
ilustrim

(E plotësuar) - Kallxo ka konfirmuar se "pështjellimi" i cili ka ndodhur me vulat në komunën e Deçanit, në fshatin Carrabreg, është tejkaluar para pak minutash.

Lajmi për zhbllokimin e procesit të votimit është konfirmuar nga Xhavit Rexhahmetaj kryesues i KKZ në këtë komunë. Ai ka thënë se vonesa ka zgjatur rreth gjysmë ore, mirëpo sipas këtij të fundit kjo nuk paraqet problem shumë të madh.

Në nisje të procesit u raportua për vonesa si pasojë e ngatërresave rreth vulave në Komunën e Deçanit. Ndërsa në konferencën e KQZ-së, Valdete Daka, kryetare e këtij institucioni ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur në kohë ndërsa e ka përmendur vetëm vonesën e një liste zgjedhore në Mitrovicën e jugut.

***

Një qytetar ka raportuar se procesi zgjedhor në fshatin Carabreg të Deçanit nuk ka filluar ende.

“Ishim aty por nuk na u leju me votu”, ka thënë ky raportues.

Kallxo.com ka kontaktuar me zyrtarët komunal të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bekë Hasanaj i cili është lajmëruar në telefonin e Rexhë Ahmetajt, kryesuesit të komisionit komunal të Deçanit, ka konfirmuar bllokadën.

“Kryesuesi është nxënë, kemi problem me një pështjellim me vula”, ka thënë shkurt Hasanaj.

Ai nuk ka dhënë detaje se kur ky proces mund të zhbllokohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat