Vjedhje të votave në Fushë Kosovë?

Kosova

Vjedhje të votave në Fushë Kosovë?

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:11
Fushë Kosovë

Sipas një fotografie që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shihet një kuti me fletëvotime duke u futur në një furgon.

Në raportimet e mediave del se kjo foto është bërë në Fushë Kosovë.

Por, se a është vjedhje votash apo jo, mbetet të shihet. Lidhur me këtë është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka.

“Është çështje e prokurorisë, ne nuk mund të flasim për çështje të paverifikuara. Ne nuk mundemi me verifiku, këtë mund ta bëjë prokuroria”, ka qenë përgjigja e Dakës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat