Ndalet rryma në gjykatë, ndërpritet seanca

Kosova

Ndalet rryma në gjykatë, ndërpritet seanca

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 12:46
Pamje nga gjykata

Gjatë kohës kur po mbahet gjykimi për rastin e sulmit kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Pallatin e Drejtësisë është ndalur rryma.

Gazetari i Kallxo raporton se për shkak të ndaljes së rrymës është ndërprerë edhe seanca.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se seanca në gjykimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë nga ora 13:00.

Media raportoi se sot është duke vazhduar gjykimi për sulmin e gushtit të vitit të kaluar kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat