Këshilli Veri-Atlantik vizitoi KFOR-in

Kosova

Këshilli Veri-Atlantik vizitoi KFOR-in

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 22:46
Këshilli Veri-Atlantik vizitoi KFOR-in

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni FUNGO, priti sot, më 27 tetor, një delegacion të Këshillit Veri-Atlantik në formatin e KFOR-it, të përberë nga vendet anëtare kontribuese në kuadër të KFOR-it, të udhëhequr nga Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, shkëlqesia e saj zonja Rose GOTTEMOELLER, në selinë e KFOR-it. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjenerali Petr PAVEL dhe Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta - Napoli, Admirali James FOGGO, gjithashtu ishin të pranishëm.

Shkëlqesia e Saj znj. GOTTEMOELLER u informua nga komandanti i KFOR-i për përmirësimin e situatës aktuale në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Ata theksuan rëndësinë e angazhimit të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë në mënyrë të vendosur, të drejtë dhe të paanshme.

Image

Për më tepër, gjatë vizitës së tyre, delegacioni i Këshillit Veri-Atlantik dhe shkëlqesia e saj zonja Rose GOTTEMOELLER morën pjesë në disa takime me udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u, Zyrës së BE-së, EULEX-i dhe OSBE-ja, për të diskutuar mbi rëndësinë e stabilitetit në rajon. Gjatë mëngjesit ata gjithashtu takuan drejtorin e Ekipit për Këshillim dhe Ndërlidhje të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf HOFFMANN dhe z. Rrustem BERISHA.

Gjatë konferencës për shtyp, zëvendës sekretarja e përgjithshme shkëlqesia e saj zonja Rose GOTTEMOELLER tha se "angazhimi i NATO-s ndaj KFOR-it mbetet një element kyç i përpjekjeve tona për të projektuar stabilitet në këtë rajon". "KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Ne nuk do të largohemi derisa detyra jonë të përfundojë," shtoi shkëlqesia e saj zonja GOTTEMOELLER.

Shkëlqesia e Saj znj. GOTTEMOELLER gjithashtu pati mundësinë të mbajë takime bilaterale me z. Hashim THAÇI dhe z. Dalibor JEVTIC.

Image

Këshilli Veri-Atlantik është organi kryesor vendim-marrës politik brenda NATO-s, i përbërë nga 29 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Jens STOLTENBERG. Vizita parashikon praninë e Këshillit Veri-Atlantik dhe përfaqësuesve të përhershëm të vendeve jo-anëtare të NATO-s që kontribuojnë në kuadër të KFOR-it. Ai bashkon përfaqësuesit e nivelit të lartë të secilit vend anëtar për të diskutuar çështjet politike ose operacionale të cilat kërkojnë vendime kolektive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat