Vdes edhe një punëtor tjetër në autostradën Prishtinë-Shkup

Kosova

Vdes edhe një punëtor tjetër në autostradën Prishtinë-Shkup

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një punëtor tjetër i Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, "Arben Xhaferi".

Dëshmitarët kanë treguar se të ndjerin e goditi kamioni i cili barte me vete ujë për punëtorët në pikën e fshatit Kovaqec të Kaçanikut.

Ndërsa mësohet se viktima, i cili kishte kohë që punonte në Bechtel-Enka, ishte banor i qytetit të Prizrenit.  

Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat