LDK nuk do të përkrahë në Rahovec AAK-në e as PDK-në

Kosova

LDK nuk do të përkrahë në Rahovec AAK-në e as PDK-në

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 11:50
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Rahovec ka vendosur që mos të përkrah asnjërën nga partitë për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Më 19 nëntor në këtë komunë do të raundin e dytë do të përballen Smajl Latifi i AAK-së dhe Idriz Vehapi i PDK-së.

Por kryesia e kësaj partie në Rahovec ka marr vendim që mos të përkrah asnjërin kandidatë.

“Metodat jo demokratike të përdorura nga rivalet politike për të bindur qytetarët e Rahovecit për të votuar ata do të zbardhen dhe do të jenë njollë përgjithmonë në angazhimin politik të këtyre partive dhe kandidatëve rivalë. Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka vendosur të mos përkrah asnjërin kandidat në balotazh. Ky vendim u mor unanimisht në dy takime, me kryetarët e nëndegëve dhe me kryesinë e degës”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec e vlerëson lartë kthimin e LDK-së si parti e parë në nivel vendi pas 10 vitesh, dhe përgëzon Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, si dhe kandidatët e LDK-së në gjithë Kosovën.

Kryesia e Degës vlerësoi se rezultati i arritur në Komunën e Rahovecit nuk është i kënaqshëm, megjithëse kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Ibrahim Kryeziu dhe kandidatët për kuvend komunal kanë bërë një fushatë shumë dinamike dhe dinjitoze, bazuar në program të qartë për zhvillim dhe jetë me të mirë për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat