Kjo është pika që s’pajtohet Pacolli me Ahmetin

Kosova

Kjo është pika që s’pajtohet Pacolli me Ahmetin

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 23:14
Nenshkrimi i marrëveshjes VV-AKR

Në një program prej 117- faqesh janë përfshirë projektet që sipas tyre duhet fuqizuar. Selim Pacolli dhe Shpend Ahmeti duhet se nuk janë qartësuar sa duhet për plan-programet e tyre.

Ish- kandidati i AKR-së, e kishte paraparë që të bëhet zhvendosja e universitetit të Prishtinës, për tu zëvendësuar me një projekt gjigant ku ishte përfshirë edhe ndërtimi i xhamisë. 

Nga ana e tij, Ahmeti ka thënë se në programin e tij nuk përmendet as zhvendosja e Universitetit të Prishtinës. 

“Jo nuk do të ketë aty xhami, nuk kemi as buxhet e as mundësi ta bëjmë zhvendosjen e universitetit. Zhvendosja e universitetit të Prishtinës nuk është në planin tonë. Nuk ka pas as insistim të z.Pacolli. Ajo pikë nuk është në marrëveshjen e tij, atë e ka promovuar ai”, ka thënë Ahmeti.

Mirëpo, i kontaktuar nga Indeksonline, Pacolli ka mohuar deklaratën e Ahmetit. Madje, idenë e tij për të ndërtuar një xhami tek Posta e madhe ai e ka quajtur të shëmtuar. 

“Ajo pjesë është saktë që duhet biseduar pas momentit të zhvendosjes së Universitetit. Xhamia është njërën anë kurse Katedralja në anën tjetër. Mua nuk më pëlqen ideja se Xhamia duhet ndërtuar tek Posta e Madhe edhe pse aty është hedhur gurëthemeli, nuk ka ndonjë harmoni me pjesën urbane. Nuk pajtohem me atë pjesë, ai objekt e shëmton atë zonë”, ka thënë ai për Indeksonline. 

Sipas tij, projekti i tij për këtë pjesë nuk ka rënë poshtë, porse Ahmeti ka dhënë thjeshtë një mendim Ad-hoc. Madje, ai ka thënë se Ahmeti ende nuk ka njohuri për mënyrën se si kanë menduar ta materializojnë këtë projekt. 

Pacolli ka thënë se në ditët në vijim do të flitet gjerësisht për hapat e mëtutjeshëm.

“Shpendi ka thënë thjesht një mendim AD-hoc. Sipa meje normalisht, ai është mendimi dhe vizioni im andaj don edhe një trajtim tjetër që duhet të bisedohet me qytetarët e Prishtinës të hedhët në dëgjim publik, nëse e kemi një katedrale tjetër përballë e kemi çdo një xhami përballë. Atëherë t’i referohemi një zonë të lirë kjo mund të vijë në shprehje pas zhvendosjes së universitetit. Ne nëse arrijmë të kryejmë kushtet maksimale për studime për një student llogarisim 2.5 metra katror mjaftueshëm, që llogaritet sipas kushteve bashkëkohore”, ka thënë ai tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat