Zyrtare: LDK përkrah Vetëvendosjen edhe në këtë komunë

Kosova

Zyrtare: LDK përkrah Vetëvendosjen edhe në këtë komunë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:28
VV-LDK

Kryesia e LDK-së në Kaçanik në zgjedhjet për balotazh që do të mbahen në këtë komunë do të përkrahë Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht kandidatin Basri Kodra.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së LDK-së, Selim Reka i cili tha se në takimin e mbajtur me kryetarët e nëndegëve u vendos që Kodra të përkrahet pa kushte.Për të parin e komunës së Kaçanikut në balotazh garojnë PDK me kandidatin Besim Ilazi dhe Vetëvendosje me kandidatin Basri Kodra.

Ky është njoftimi i plotë:

Kryesia e LDK-së ka mbajtur takimimin e radhës me kryetarët e nëndegëve të cilët paraqitën disponimin e elektoratit për ndryshim. Kryesia dhe strukturat e LDK janë në përkrahje të disponimit të elektoratit të tyre që në balotazh të përkrahë kandidatin opozitar pa kushte Basri Kodra.

Kryetari i LDK-së
Selim Reka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat