Veseli: Shaban Shabani do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dragashit, pa dallim partie e etnie

Kosova

Veseli: Shaban Shabani do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Dragashit, pa dallim partie e etnie

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:32
Pamje nga vizita ne Dragash

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot nga qindra qytetarë, aktivistë e vullnetarë të këtij subjekti në komunën e Dragashit.

Para të pranishmëve, Veseli është shprehur se fitores së kryetarit të ri të Dragashit, Shaban Shabani, i janë bashkuar të gjithë qytetarët, pa dallim partie e etnie.

“Fitores së kryetarit të ri të Dragashit, Shaban Shabani, i janë bashkuar të gjithë qytetarët, pa dallim partie e etnie. Shabani do të jetë kryetar i të gjithëve dhe do të punojë për ta kthyer Dragashin në një komunë me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së shtoi se pas rikonfirmimit të fitores, më 19 nëntor, në katër vjetët e ardhshëm, çdo projekt i kryetarit Shaban Shabani do ta ketë mbeshtetjen e plotë dhe të fuqishme të qeverisë qendrore në Prishtinë.

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani, theksoi se çfarë e bën platformën e tij fituese është fakti që ajo ngërthen një plan afirmativ për fuqizimin e qytetarëve të të gjitha komuniteteve të kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat