Veseli: Naim Ismajli, sinonim i zhvillimit të fuqishëm ekonomik të Shtimes

Kosova

Veseli: Naim Ismajli, sinonim i zhvillimit të fuqishëm ekonomik të Shtimes

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:01
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të komunës së Shtimes, Naim Ismajli, gjatë një takimi që zhvilloi sot me vullnetarët dhe strukturat e këtij subjekti në këtë komunë, ritheksoi se Shtimja është ndër komunat e para në Kosovë e cila po e kompleton infrastrukturën e saj rrugore, falë punën së shkëlqyeshme të kryetarëve Fehmi Mujota dhe Naim Ismajli.

Veseli theksoi se mbetet edhe shumë për t’u bërë për Shtimen, se shtimjanët kanë nevojë për vazhdim të zhvillimt të hovshëm ekonomik, për mbështetje të fuqishme të bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe për shërbime të mira shëndetësore. Ai tha se mandatet e kaluara qeverisëse në këtë komuna kanë dëshmuar se vetëm PDK-ja, në krye me Naim Ismajli, mund t’i realizojë këto synime jetike për të gjithë shtimjanët.

“Siç kam theksuar kohë më parë, Naim Ismajli është sinonim i zhvillim të fuqishëm ekonomik të Shtimes, ka bërë dhe edhe në mandatin e katërt do të vazhdojë të bëjë një punë të shkëlqyeshme sikurse kancelarja Angela Merkel në Gjermani, e cila gjithashtu po qeverisë në mandatin e saj të katërt”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së u shpreh se Naim Ismajli do të vazhdojë jetë fare pranë bizneseve dhe ndërmarrësisë, për t’i fuqizuar ato edhe më tej, duke shtuar se taksat komunale do të jenë zero dhe se do të ndërtohen zona të bizneseve për sipërmarrësit e Shtimes që të kenë lehtësora për prodhim dhe të punësojnë sa më shumë të rinj dhe të reja.

Nga ana tjetër, kandidati për të parin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli, theksoi se, edhe pas më shumë se një dekadë qeverisjeje, edhe pas 19 nëntorit, aleatët e tij të vetëm besnikë për vazhdimin e fuqizimit të gjithëmbarshëm të Shtimes do të mbeten vetë shtimjanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat