Lidhja Demokratike të Kosovës, lidhi marrëveshje koalicioni edhe në një Komunë

Kosova

Lidhja Demokratike të Kosovës, lidhi marrëveshje koalicioni edhe në një Komunë

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:26
Koalicioni

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me partinë Lidhja për Gorën (Pokret za Gora).

Kujtojmë PDK ka nënshkruar koalicion me partinë boshnjako-gorane Vakat, ndërsa LDK dje ka nënshkruar po ashtu koalicion me NISMA-n.

Lidhja për Gorën (Pokret za Gora) nuk ka pasur kandidatë të sajë për Kryetar Komune ndërsa në asamble ka fituar 354 vota ose 2,53% ku ka mundur të fitojë një delegatë në Asamble Komunale.

Në raundin e parë Selim Kryeziu nga LDK, prinë me 5,150 vota apo 35.52 për qind, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4,962 vota apo 34.22 për qind, ndërsa Sherif Aga nga VAKAT ka marrë 1,427 vota apo 9.84 për qind. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat