Moti gjatë kësaj jave

Kosova

Moti gjatë kësaj jave

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 07:31
Foto ilustruese

Gjatë pesë ditëve te ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.

Në këtë gjendje meteorologjike sipas IHK-se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.  

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius.  

Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C .  

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat