Zemaj-Bulliqit: Nuk dëgjova asgjë të re, ama bash hiq

Kosova

Zemaj-Bulliqit: Nuk dëgjova asgjë të re, ama bash hiq

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 11:27
Komisionit të Kuvendit të Kosovës

Armend Zemaj, anëtar i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane thotë se në aspektin politik dhe të fakteve i ka kushtuar rëndësi të vecantë procesit për përcaktim të kufirit me Malin e Zi.

“Do të vijë dikush tjetër të vlerësojë punën tuaj. Nuk jemi as në as ju kompeteny rreth mandatit të ish-komisionit,” është shprehur Zemaj.

Kjo sipas tij po shndërrohet ë arenë politike.

“Sot nuk dëgjova asgjë të re. Ama bash hiq.”

Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Në këtë komision ai po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.

Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka qenë ndër më të zëshmit kundër marrëveshjes, duke u shprehur i bindur se Kosova i humbë 8 mijë hektarë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në ditët e para të qeverisjes ka emëruar Bulliqin në pozitën e tanishme për të qartësuar pretendimet për humbje të territorit.

Nga ana tjetër, autoritetet e Malit të Zi, marrëveshjen për kufirin me Kosovën e shohin si çështje të mbyllur.

Ngjashëm edhe ShBA dhe BE, kërkojnë që marrëveshja të ratifikohet dhe kështu t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat