Zbërthimi i konceptit të Pajtimit në Kosovë

Kosova

Zbërthimi i konceptit të Pajtimit në Kosovë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:41
Ilustrim

Si rezultat i projektit dy vjeçar „Zbërthimi i Konceptit të Pajtimit në Kosovë“ të Qendrës për Hulumtim Dokumentim dhe Publikim (QHDP), me 13 dhe 14 Nëntor 2017, u mbajtën takimet konsultative me të gjithë akterët relevant në Kosovë, duke përfshi viktimat, shoqërinë civile, studiuesit e çështjes së pajtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën, institucionet e vendit si dhe ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë të zbërthehet koncepti i „pajtimit“ në mes Shqiptarëve dhe Serbëve të Kosovës, nëpërmjet një këndvështrimi autentik të qytetarëve të Kosovës, si dhe për të ngritur vetëdijen mbi ndryshimet e rëndësishme që duhen konsideruar për të bërë të mundshëm „pajtimin“.

Të gjeturat e raportit të bërë në mbarë vendin, përmes metodave te kombinuara hulumtuese, realizuar nga QHDP, ofrojnë një kontribut jashtëzakonisht të madh dhe praktik për politik bërësit, implementuesit e politikave, shoqërinë civile si dhe shoqërinë në përgjithësi. Ato sjellin të dhëna shumë të nevojshme  që nuk janë mbledhur më parë, lidhur me situatën aktuale mbi pajtimin në Kosovë, të cilat do t’i mundësojnë Kosovës në përgjithësi që të ristrukturoj procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe se si duhet ushqyer dhe përkrahur më tutje. Këto të gjetura, më tutje, zbulojnë nevojën e menjëhershme që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkrah një qasje nga poshtë lartë në adresimin e pajtimit.

Këto konsultime dy ditore, të realizuara me përkrahjen e Friedrich Ebert Stiftung (FES), kanë për qëllim të mishërojnë së bashku të gjeturat e hulumtimit me kontributet e të gjithë akterëve dhe përfituesve nga procesi i pajtimit, për të zhvilluar një qasje më efikase kundrejt asaj se si qaset „pajtimi“ në Kosove, përderisa shoqëria Kosovare ec më tutje. Rekomandimet e përbashkëta që rezultojnë nga këto konsultime do te jenë baza e një memoje mbi politikat që duhet adoptuar, e cila do ti dorëzohet për konsiderim Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve dhe akterëve të tjerë relevant. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat