FEMaktiv: Në zgjedhjet komunale barazia gjinore mbeti nën hije

Kosova

FEMaktiv: Në zgjedhjet komunale barazia gjinore mbeti nën hije

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 09:03
FEMaktiv

Iniciativa FEMaktiv vlerëson se në zgjedhjet komunale të vitit 2017, barazia gjinore përsëri mbeti nën hije.

Sipas kësaj iniciative, e gjithë fushata zgjedhore ishte e dominuar nga burrat, ku barazia gjinore u përdor si një retorikë nga partitë politike.

“Në zgjedhjet komunale të vitit 2013 vetëm 9 nga 224 kandidat për kryetar të komunave ishin gra. Ndërsa, në këto zgjedhjet komunale të vitit 2017 vetëm 8 nga 204 kandidatë për kryetar të komunave ishin gra. Krahas shumë iniciativave që janë ndërmarrë nga shoqëria civile për arritje të barazisë gjinore, ato nuk janë reflektuar në realitet”, thuhet në vlerësimin e FEMaktiv.

Aty theksohet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me ardhjen e tij në pushtet kishte premtuar për promovimin e barazinë gjinore dhe përmirësimin e pozitës së gruas, veçanërisht në ekzekutiv, por se nga mbi 50 zëvendës ministra të emëruar deri më tani, brenda tyre janë vetëm dy gra.

“Gratë kanë mbetur tërësisht të neglizhuara. Prandaj, tradita patriarkale vazhdon, ashtu siç vazhdojnë edhe premtimet e kota të pushtetarëve për barazi gjinore. Kështu, legjitimiteti i pushteti vihet në dyshim, marrë parasysh se është pothuajse tërësisht i drejtuar nga burrat, e duke e anashkaluar gjysmën e popullsisë (gratë). Andaj, lufta për barazi nuk do të ndalet, derisa çështja e barazisë mirret përnjëmend seriozisht. Së fundi, e gjithë historia na mëson që të drejtat nuk ipen, por ato mirren”, thuhet në vlërësimin e FEMaktiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat