Dega e PDK-së në Klinë kërkon sqarim nga BE-ja për rolin e tyre në rundin e balotazhit

Kosova

Dega e PDK-së në Klinë kërkon sqarim nga BE-ja për rolin e tyre në rundin e balotazhit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:49
Zenun Elezaj me zyrtaret e BE-së

Duke u bazuar nga komunikata zyrtare e Degës së AAK-së në Klinë, të publikuar në rrjetin social facebook, AAK - Dega në Klinë, rreth vizitë së përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në degën e AAK-së, më 13 nëntor 2017, del hapur se përfaqësuesit e BE-së, janë në përkrahje të kandidatit të AAK-së për kryetar Komune Zenun Elezaj.

Kërkojmë sqarime nga zyra e BE-së në Kosovë rreth pozicionit të tyre në këto zgjedhje dhe rreth kësaj komunikate të AAK-së meqenëse janë parafrazuar në të dhe a janë të vërteta pohimet e thëna në komunikatën e AAK-së.  A është misioni i tyre vetëm vëzhgues apo përkrahës të njërit apo kandidatit tjetër për kryetar komune në Klinë?

Në bazë të deklaratës së degës së AAK-së, del se përfaqësuesit e BE-së, Toril Lund nga Norvegjia dhe Antonio Villacis nga Estonia mbështesin kandidatin e AAK-së.

Dëshirojmë të ja përkujtojmë misionit të BE-së se ata në këtë proces janë vetëm monitorues, vëzhgues të fushatës elektorale dhe procesit të votimit.

Prandaj kërkojmë nga zyrtarët e BE-së që të sqarojnë këtë rast.

Pikërisht këta zyrtare të BE-së, janë takuar dy herë me kryetarin e Komunës dhe kandidatin e PDK-së,  Sokol Bashota, dhe kanë treguar se roli i tyre është vetëm si vëzhgues.

Por sipas komunikatës së AAK-së, ata publikisht qenkan deklaruar se mbështesin kandidatin e AAK-së.

Dega e PDK-së në Klinë, ka raporte shumë të mira me përfaqësuesit e BE dhe ka mirëpritur  rolin e tyre në procesin zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat