Limaj: Të dielën t’i jepet vula e fitores Nismës dhe Ragip Begajt

Kosova

Limaj: Të dielën t’i jepet vula e fitores Nismës dhe Ragip Begajt

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 20:53
Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim zgjedhor në Carrallukë të Malishevës, prej nga kanë thënë se do të vazhdojnë të qeverisin me këtë komunë edhe për katër vitet e ardhshme.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se pret që të dielën t’i jepet vula e fitores Nismës dhe Ragip Begajt për Malishevën.

Limaj tha se raundi i dytë e ka një të mirë, e mira është që i bashkon njerëzit për të shkuar bashkë drejt një fitoreje. “Raundi i dytë është një moment i mirë për t’u bërë bashkë ata që e duan vendin e tyre dhe për t’i dhënë mbështetje një programi politik që ka filluar këtu në Malishevë”, tha Limaj.

Ai tha se Malisheva për këto vite nuk ka pasur dilemë se ku të rreshtohet, pasi sipas tij rreshtimi i qytetarëve ka sjellë rezultate.

“Ku e kemi sjellë një qeverisje të mirë, një qeverisje që investon në çdo lagje. Në këto tri vite e kemi kthyer mendimin e lirë, sidomos ata që janë të punësuar. Nuk jepen më darka për mësues që të ju qesin votën. Në vend të kësaj Ragipi e ka zgjedhur një rrugë tjetër, ka ndërtuar shtëpia dhe ato shpenzime i ka dërguar në incestime, e jo në kërcënime”, ka theksuar Limaj.

Ndërsa, kryetari aktual dhe kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj tha se brenda këtyre katër vite është munduar të jetë pjesë e qytetarëve, “të jem me ju në gëzim dhe në hidhërim. Për katër vite jam përpjekur të jem në kontakt me juve dhe do të vazhdoj të jemi zëri juaj”.

Ai tha se për katër vite kanë realizuar 400 projekte në Komunën e Malishevës, kanë ndërtuar 15 shkolla për katër vite, infrastrukturë rrugore, ndihmë personave të sëmurë, ndihma për vorrime. Kjo është bërë për arsye, se jemi në shërbim të juajin”, tha ai.

Begaj përmendi që për katër vite në komunën e Malishevës nuk ka pasur asnjë vdekje nga rriçërat, e për këtë ai tha se ka arritur ta largojë një të keqe të madhe.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se kryetari Begaj do të fitojë thellë në Malishevë, për punën që e ka bërë deri më tani.

“Kryetari Begaj është lakmuar për punën e tij, që ka ndërtuar 15 shkolla në forcë të vetën. Këtë mandat nuk është vetë, këtë mandat e ka mbështetjen e nivelit qendror’, pohoi ai.

Ndërsa, neputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Enver Hoti tha se tani mund të thonë se themeli i fitores së Nismës, është Malisheva.

“Ne jemi para një vendimi të madh dhe jemi dëshmitarë që Nisma ka investuar shumë. Është një rast historik, që ta vazhdojmë progresin dhe të punojmë për të ardhmen tonë”, tha Hoti dhe shtoi se për shtatë vite Malisheva është udhëhequr nga shoferët e Hashim Thaçit, “tani të mos lejojmë që të na udhëheqin shoferët e Kadri Veselit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat