Ambasadori Delawie do të flasë në Panairin e Kolegjeve të Alumnive

Kosova

Ambasadori Delawie do të flasë në Panairin e Kolegjeve të Alumnive

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë të enjten Panairin e tretë vjetor të Alumnive të Kolegjeve që organizohet nga Qendra Këshilluese Amerikane si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Edukimit.

Më se 30 alumni të universiteteve të SHBA-ve do të marrin pjesë në panair i cili ka për qëllim të theksojë përvojën e të studiuarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe programet specifike akademike dhe bursat për të cilat mund të jenë të interesuar studentët e Kosovës.

Ambasadori do të përshëndesë pjesëmarrësit alumni, studentët dhe nxënësit, dhe do të bisedojë me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat