Limaj: Të dielën ta vulosim fitoren në Malishevë

Kosova

Limaj: Të dielën ta vulosim fitoren në Malishevë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 21:47
Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën ka mbajtur sonte tubim zgjedhor në Terpezë të Malishevës, ku ka shpalosur programin edhe për katër vitet e ardhme të qeverisjes.

Me këtë rast kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Malisheva ka vendosur më 22 tetor, duke nxjerr fitoren e Nisma në Malishevë dhe më 19 nëntor t’i jepet vula e fitores për Malishevën.

Limaj ka komentuar edhe deklarimet në lidhje me aktakuzën ndaj tij dhe tha se i gjithë procesi gjyqësor ishte i montuar.

Limaj: Ishalla kurrë nuk na bijën Zoti me bërë aso montazha të fëlliqa

“Është e vërtet se sot Gjykata ka marrë vendim se ato SMS-të falso, kanë qenë fals dhe të montuara, ne e kemi thënë që tetë vjet edhe sot e thanë. Por si do që të jetë për mua, e rëndësishme është atë që e kemi thënë dhe ju e dini, një pjesë e madhe kemi qenë bashkë. Ju e dini kur ta flas fjalën e mbaj dhe e them atë që është. Atdheut tim, veç i kam dhënë kurrë s’i kam marr, sot ata thanë po ashtu është. Ata që i kanë përgatitur ato montazha, unë e di qysh ndihen sot. Mos qofsha në lëkurën e tyre. Ishalla kurrë nuk na bijën Zoti me bërë aso vepra të fëlliqta siç kanë bërë të tjerët. Pra letë të jetë në ndërgjegjen e tyre, ata që tentojnë me rrënuar njerëz”, shtoi Limaj.

Ai ka thënë se kjo zonë shtëpi për shtëpi, pleq e fëmijë kanë qenë themel i lirë së Kosovë, dhe tha se  të vazhdohet rruga e tyre dhe ashtu siç kanë qenë bashkë do të vazhdojnë bashkë. Sipas tij, Malisheva  është edhe vendlindja e tij, por siç tha sa të ketë frymë do të punojë për këtë vend.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Malishevën e presin shumë projekte të mëdha dhe investime, ku do të vendosen dy fabrika në Malishevë. Ai shtoi se këto ditë kanë marr vendim për pezullimin e shitjeve të tokave bujqësore, dhe sipas tij këto ditë është punuar edhe për fuqizimin e ekonomisë dhe fuqizimin e bizneseve. Hasani ka thënë se janë nisë punë të mira për të tu bërë, po ashtu edhe për Malishevën, sepse Nisma i ka sytë nga Malisheva.

Hasani: Malishevën e presin ditë mira

“Pa dyshim se kryetari Begaj do ta fitojë mandatin, por po kemi dëshira të fitojmë bindshëm. Natyrisht falë punës që ka bërë për këtë vite, ju po shihni se shumë komuna tjera po ja kanë lakmi për punën që e ka bërë për ndërtimin e shkollave dhe infrastrukturës në përgjithësi, pa asnjë ndihmë nga qeveria qendrorë, të gjitha me buxhet komunal, duke ditur se buxhetet komunale janë të vogla, natyrisht ai ka bërë punë të mëdha. Por mendon se në këtë mandat tani më nuk është vetëm, na ka neve të gjithëve në qeveri. Dhe në do të jemi përkrah tij dhe Malishevën po e presin ditë mira”, tha Hasani.

Po ashtu edhe deputeti, Enver Hoti ka thënë se më 22 tetor është vendos se kush duhet ta drejtojë Malishevën, sepse janë 3 mijë vota diferencë. Ai ka shtuar se të gjitha projektet që kanë qenë, në vazhdim do të realizohen brenda dyvjeçarit të parë të qeverisjes Begaj. Sipas tij asnjë fshat, asnjë lagje nuk do të mbetet pa investuar dhe po hiqet vija e kuqe për investime, e cila ka qenë për Malishevën që nga viti 2010.

Hoti: Të dielën ta vulosim fitoren e Begajt dhe Nisma për Kosovën

“Më 22 tetor e dëshmoi edhe një herë Malisheva se kush do të jetë kryetar i komunës. Por ligji e do kështu dhe ne edhe një herë do ta dalim në zgjedhje dhe jemi të bindur se fitorja do të jetë e kryetarit Begaj, do të jetë Nisma për Kosovën dhe për këtë nuk kemi asnjë dilemë, andaj, të bashkëpunojmë edhe në këto ditë që na kanë mbetur, dhe të ecim së bashku drejt fitores dhe ta vulosim jo vetëm fitoren e 19 nëntorit, por ta vulosim të ardhmen”, deklaroi Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat