RrGK lanson raportin “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore”

Kosova

RrGK lanson raportin “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore”

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 07:38
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri “Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë”.

Gjatë këtij lansimi, RrGK do të prezantojë të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e arritura nga analiza, si dhe mirëpret diskutim sa i përket të gjeturave.

Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zotua të zbatojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, në pajtueshmëri me obligimet ligjore të caktuara në Ligjin për Barazi Gjinore dhe kërkesat e bëra nga Ministria e Financave në qarkoret e fundit buxhetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat