Gjykatësi Kalludra sulmohet pas shpalljes së aktgjykimit

Kosova

Gjykatësi Kalludra sulmohet pas shpalljes së aktgjykimit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:00
Sulmi

Kamera e KALLXO.com ka filmuar momentin kur njëri nga pjestarët e publikut gjuan një mjet në drejtim të trupit gjykues të cilët në atë kohë po largoheshin nga salla.

Në një sallë të tensionuar, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë i drejtuar nga gjykatësi Beqir Kalludra e shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjetësh e 6 muajsh burg.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Mbështetësit e të akuzuarve në sallë kanë protestuar në momentin kur gjykatësi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bërë që ai të urdhërojë nxjerrjen nga salla të disa pjesëmarrësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat