Partitë Popullore Evropiane presin “fitore të fuqishme” të LDK-së

Kosova

Partitë Popullore Evropiane presin “fitore të fuqishme” të LDK-së

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:34
Joseph Daul

Partitë Popullore Evropiane (EPP), pjesë e të cilës është edhe CDU e Angela Merkel, i kanë uruar LDK-së fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Presidenti i EPP-së, Joseph Daul, në emër të Partive Popullore të Evropës, ka shprehur besimin dhe përkrahjen për LDK-në.

“I urojmë partisë anëtare të EPP-së, LDK-së së Kosovës, liderit të saj, Isa Mustafa, dhe të gjithë kandidatëve një fitore të fuqishme elektorale në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale”, thuhet në urimin e Presidentit Daul, publikuar në rrjetet sociale.

Image

Partitë Popullore Evropiane, anëtare e të cilës është LDK-ja, janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian, si dhe udhëheqin shumë prej shteteve të BE-së, si Gjermaninë, Spanjën, Austrinë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat