Kllokoti prinë me pjesëmarrje në zgjedhje

Kosova

Kllokoti prinë me pjesëmarrje në zgjedhje

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:14
Komuna e Kllokotit

Komuna e Kllokotit po vazhdon të prijë me daljen e votuesve sipas përqindjes. Në këtë komunë kanë votuar 41.93 përqind ose 1569 votues. Pastaj është rivotimi në Partesh, ku me përqindje kanë dal 38.07 përqind ose 4.694 votues. E treta është komuna e Shtimës, ku me përqindje ka arritur në 29.78 përqind ose 7.850 votues.

Ndërsa, në Prishtinë kanë dal për të votuar 28.97 përqind e personave që kanë pas të drejt vote ose 54.571 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat