Rexhep Selimi e Shpend Ahmeti: Edhe 4…

Kosova

Rexhep Selimi e Shpend Ahmeti: Edhe 4…

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Rexhep Selimi e Shpend Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar rezultatit të Exit Poll-it.

Sipas këtij rezultati, Shpend Ahmeti kryeson me numrin e votave të fituara.

Me 52.2 për qind, Ahmeti kalon kundër Arban Abrashit të LDK-së, që sipas rezultateve mori 47.8 për qind.

Një foto e ka publikuar deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i cili shihet bashkë me Ahmetin. të dy janë të buzëqeshur.

“Edhe 4…”, ka shkruar Selimi, duke iu referuar asaj se Ahmeti do ta udhëheqë sërish kryeqytetin për 4 vitet e ardhshme të mandatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat