Ky kandidat shpallë fitoren në Rahovec

Kosova

Ky kandidat shpallë fitoren në Rahovec

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 20:31
Rahovec

Exit Poll’i nxori baraz dy kandidatët për Rahovecin. Megjithatë, Smaj Latifi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shpallur fitoren e tij.

Nga rezultatet e Exit Pollit, dy kandidatët për Rahovec, Idriz Vehapi i PDK’së dhe Smajl Latifi i AAK’së, dolën me nga 50 për qind.

Por, Latifi i AAK’së ka shpallur fitoren. Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.

“Rahoveci ka vendosur që t’i rikthehemi punës dhe për ndryshim! Urime! Faleminderit për besimin, Rahovec!”, ka shkruar kandidati i AAK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat