Ky kandidat komune fitoi vetëm për 10 vota dallim

Kosova

Ky kandidat komune fitoi vetëm për 10 vota dallim

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 07:50
ilustrim

Kllokoti ka sjellur garën më të ngushtë. Aty u caktua fituesi me vetëm 10 vota dallim.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ’ja, kandidati i Listës Serbe ka fituar shumë ngushtë.

Strhinja Spasic ka fituar 1 mijë e 30 vota, ndërkaq 1 mijë e 20 i ka marrë kundërkandidati i tij, Bozidar Dejanovic.

E garë e ngushtë nuk ishte vetëm në Kllokot. Ky balotazh solli rezultate interesante në shumicën e komunave, përfshirë Prishtinën, Prizrenin e komuna të tjera të mëdha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat